Beselidhja e VjeterIsaia: Zoti se mohon shëlbimin
- 1 Kështu thotë Zoti: Ku është letra e ndarjes e nënës suaj, me të cilën e paskam dëbuar? Ose, cilit huadhënësi tim ju shita? Për shkak të fajësisë suaj qetë shitur, për shkak të paudhësive tuaja qe dëbuar nëna juaj!
- 2 Përse kur erdha nuk ishte askush, kur thirra, askush s`përgjigjej? Pse a u shkurtua dora ime që të mos mund të shpërblej? Më mungon fuqia për të çliruar?E pra, me një kërcënim unë e thaj detin, të shterin unë i bëj lumenjtë; ngordhin peshqit e tyre pse mbetur pa ujë i mbyt etja!
- 3 E vesh qiellin në të zi e për mbulesë i vë grathoren!Kënga e tretë mbi Shërbëtorin e ZotitA. Shërbëtori flet
- 4 Zoti Hyj ma dha një gjuhë të ditur që të di ta përforcoj me fjalë të lodhurin.Çdo mëngjes veshin ma zgjon që të dëgjoj siç dëgjon nxënësi.
- 5 Zoti Hyj ma hapi veshin, s`kundërshtova, nuk u zmbrapsa.
- 6 Shpinën ua solla atyre që më rrahnin, mollëzat e mia atyre që ma shkulnin mjekrrën: fytyrën time nuk e largova nga të sharat e pështymat.
- 7 Zoti Hyj është ndihmëtari im, këndej edhe s`jam i tronditur, prandaj fytyrën time e bëra të fortë si shkëmbi pse e di se s`do të mbetem i turpëruar.
- 8 Afër e kam atë që ma jep të drejtën, kush guxon të shtyhet në gjyq me mua? Le të dalim përballë njëri-tjetrit! Kush është kundërshtari im? Le të më dalë përballë!
- 9 Ja, Zoti Hyj është ndihmëtari im, kush është ai që do të më dënojë? Të gjithë ata do të brishen si petku, tenja do t`i brejë!B. Qortim për t`i përngjarë Shërbëtorit
- 10 A është ndër ju ndokush që e druan Zotin, që e dëgjon zërin e Shërbëtorit të Tij? Kush ecën në errësirë e nuk ka dritë, le të shpresojë në Emrin e Zotit dhe le të mbështetet në Hyjin e vet!
- 11 E ju të gjithë që ndezni zjarr, të rrethuar me shigjeta.Shkoni në flakën e zjarrit tuaj, në shigjetat që u dhatë zjarr.Dora ime do t`jua bëjë këtë, shtrati juaj do të jetë dhimbjesh!